Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Si të mos jesh gjithë nerva gjatë periodave

-785-0-61ba4b38b9a49

1- Bëni diçka që ju shlodh

Stresi i punës, shkollës apo lidhjes suaj i bën emocionet edhe me të forta ndaj ju duhet të relaksoheni në mënyrë që të largoheni pak nga problemet e ditës. Mund të meditoni, të bëni joga, ose thjesht një xhiro të gjatë në pjesën e preferuar të qytetit, por edhe mund të praktikoni kick-box ose të bëni vrap nëse doni të shfryni mërzitjen.

2- Shmangni dëshirën për të ngrënë të ëmbla

Nuk duhet të ndiheni të frikësuara për ta trajtuar mirë veten gjatë periodave, por kjo nuk do të thotë t’i futeni me kokë kafeinës dhe ëmbëlsirave. Këto e bëjnë stomakun tuaj të ndihet keq ndaj më mirë hani porcione të vogla të herë pas hershme. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më mirë psikologjikisht dhe si rrjedhim do të përmirësojë edhe gjendjen tuaj shpirtërore.

3- Mallko periodat, jo veten

Nëse do të përfundoni duke i ulëritur të dashurin tuaj për një idiotësi ose do të qani me një video në Youtube kuptojeni që është faji i periodave. Thjesht kërkojini falje partnerit për çfarë thatë, dyshuat, akuzuat dhe bëjeni të kuptoj se nuk i mendoni vërtet ato fjalë.

4- Mos kini frikë të qani

Nëse ndjeni nevojën për të derdhur lot atëherë bëjeni. Nuk ka asgjë të keqe të derdhësh lot ndonëse nuk ia ke fare idenë se për çfarë po qani. Është një mënyrë për të çliruar stresin ndaj më mirë qani sesa t’i mbani lotët. Mos u ndjeni fajtore për këtë sepse i ndodh të gjithave në këtë përiudhë të muajit.

5- Qëndro brenda dhe bëhu anti-sociale nëse dëshiron

Ju nuk duhet të mbylleni brenda gjatë kësaj periudhe por nëse nuk jeni në gjendje të dilni me miqtë tuaj, mos e sforconi veten për të qënë e shoqërueshme. Nuk ka asgjë të keqe të qëndrosh në krevat duke parë filma. Nëse kjo ju bën të ndiheni mirë, bëjeni.

6- Merrni më shumë kalcium

Kalciumi është një mënyrat më të mira për të shpëtuar nga dhimbjet e barkut. Ndaj nëse nuk pushoni së qari nga dhimbjet, provoni të shtoni më shumë kalcium në dietën tuaj. Kjo do ta bëjë trupin tuaj të ndihet më mirë dhe si rrjeshim do të rregulloj gjendjen tuaj shpirtërore.

Burimi: Women’s Health

Leave a comment