Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Afera korruptive e incerenatorëve/ Tre “moskëtierët” e pushtetit që qëndrojnë në prapaskenë

INCERENATORI

Pas arrestimit të Lefter Kokës dhe shpalljes në kërkim të Mirel Mërtirit, Klodian Zotos dhe Stela Gugallës të tjera dokumenta që e zgjerojnë rrethin e të përfshirëve në këtë aferë korruptive me përmasa të mëdha, pritet të depozitohen në SPAK. Paralajmërimi vjen nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi partia e të cilës është dhe denoncuesja që çoi në fillimin e arrestimeve.

Nëpërmjet një dekratate të shpërndarë pak më parë, Zyra për shtyp e LSI-së, konfirmon këtë fakt, bën publik dhe emrat e pushtetarëve të lartë që fshihen pas Mërtirit, Zotos e Gugallës, e që duhet të japin llogari para drejtësisë për aferën korruptive të inceneratorëve.

Sipas të njejtit burim, që i referohet përgjigjes së Monika Kryemadhit tre “moskëtierët e pushtetshëm të kësaj afere korruptive janë:  Rama, Veliaj dhe Agaçi.

“I pari Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Armando Subashi i Fierit dhe të gjitha kompanitë e tjera që kanë marrë paratë nga ky projekt. Më pas do t’ju bëjmë të ditur evazionin fiskal i cili ka ndodhur në gjithë këtë proces”, – ka artikuluar Kryemadhi, duke theksuar se skema e inceneratorëve është e lidhur ngushtë me bojkotin e zgjedhjeve lokale të 2019.

“Do ta zbulojë SPAK-u se duhet zbuluar me fatura. Këto dy firma këtu e çojnë në burg automatikisht po të jetë në një shtet demokratik kryetarin e bashkisë. Që të miratosh këtë buxhet, këtë tabelë dhe të japësh këtë firmë zotit Erion Veliaj dhe kryetarëve të tjerë sic e ka bërë bashkia e Fierit dhe Bashkia e Elbasanit i duhet neni 54. Detyrat dhe kompetencat e këshillit bashkiak. Kush e bllokonte e inceneratorin e Tiranës në 2017-2018 të ndërtohej në Tiranë, Këshilli Bashkiak, bashkia e Kamzës, Bashkia e Kavajës, Bashkia e Vorës, Bashkia e Rrogozhinës të cilat ishin të opozitës”,- është shprehur në vijim Kryemadhi.

Sipas të cilës, lejen për ndërtimin e inceneratorit dhe landfillit të Tiranës, zoti Rama e ka dhënë në maj 2019.

“Pra Bashkia e Tiranës dhe qeveria shqiptare i kanë dhënë inceneratorit të Tiranës mbi gati 6 milionë euro për një ndërtim pa leje. Leja është dhënë në 17 maj të 2019. Kjo tabelë dhe ky ndërtim ka një firmë të zotit Erion Veliaj. Me 4 rreshta zoti Veliaj mer përsipër të firmosi dhe t’i japë inceneratorit të Tiranës 430 milionë euro për 30 vjet.

Po të kishte një sistem drejtësie dhe të ishim një shtet demokratik, më e pakta do të ishtë detyruar për të dhënë dorëheqje kryetari i bashkisë së Tiranës. Por çfarë ka ndodhur? Ligji për pushtetin vendor dhe vetëqeverisjen, neni 54 nuk lejon të kalojë asnjë para nga buxheti bashkisë pa miratimin e Këshillit Bashkiak. Kompetencat e Këshillit Bashkiak, miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij. Erion Veliaj në kundërshtim me ligjin në shkelje të hapur dhe shfrytëzim të drejtëpërdrejtë të autoritetit si kryetar bashkie ka marrë kompentencat jo vetëm të Këshillit Bashkiak por dhe të qarkut të Tiranës”, – ka qenë përmbyllja e deklaratës së Monika Kryemadhit

Related Posts

Leave a comment