Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Forca” e një shteti të falimentuar

foshnja 3 muajshe e vdekur ne Has
Forca e vërtetë e një shteti dallohet në cilësinë e përkujdesjes për të dobëtit, sidomos për të sëmurët, të moshuarit dhe personat me aftësi të veçanta.
Katër ditë parë një foshnjë vdiq në Has sepse shteti dështoi të përkujdesej për të dhe nënën e saj me probleme të rënda shëndetësore.
Nga Erion DASHO –
… Kjo ndodh në kushtet kur popullata e Shqipërisë po plaket dhe po pakësohet me ritme të tmerrshme (jemi nga vendet me ritmet më të larta në botë për pakësimin e popullatës dhe jemi të destinuar që në vitin 2100 të biem nën 1 milion banorë).
Tentativa e fundit donkishoteske për të ripopulluar vendin me emigrantë nga vendet afrikane dhe aziatike ka dështuar dhe është e destinuar të dështojë.
Atëherë cila është zgjidhja?
Sikundër gjithë vendet europiane, Shqipërisë i nevojitet një politikë agresive pro-nataliste. Kancelari i ri gjerman parashikon të rritë mbi 2.5 herë pagesën mujore që merr çdo fëmijë rezident në Gjermani. Ndërkohë vende fqinjë me ne si Serbia, Kroacia dhe Hungaria janë duke bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të nxitur lindshmërinë, duke patur edhe sukses në këto përpjekje.
Përveç anës ekonomike dhe sociale, një aspekt shumë i rëndësishëm në përpjekjet për të nxitur lindshmërinë është kujdesi për gruan shtatzanë dhe foshnjat. Në 8 vitet e fundit, Shqipëria është ndër vendet e pakta në botë që ka shënuar rritje të vdekshmërisë foshnjore, një skandal ky që nuk u analizua asnjëherë me përgjegjshmëri.
E rritur me mbi 30% në pak vjet, sot Shqipëria ka një vdekshmëri foshnjore më të lartë se 10 vdekje për 1,000 lindje, shifër kjo 2 deri 3 herë më e lartë se vendet e tjera europiane.
Vdekja e foshnjës tremuajëshe është jo vetëm një tragjedi për familjen, por edhe një këmbanë alarmi për shoqërinë.
Nëse ky shtet i falimentuar dhe i dorëzuar lë të vdesin fëmijët, nuk rrezikon vetëm të tashmen, por mbi të gjitha të ardhmen e kombit shqiptar.
Dhe kjo tradhëti nuk mund të tolerohet!

Related Posts

Leave a comment