Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Arrestohen dy trafikantë shqiptarë në Itali, u kapën me 680 kg drogë

arme-752x440

Italia ka zhvilluar një operacion dy ditët e fundit, duke sekuestruar 680 kg hashash dhe marijuanë. Lënda narkotike u gjet e fshehur brenda rimorkios së kamionit.

Si pasojë e operacionit të Guardia di Finanza në Alessandria, kanë përfunduar në pranga katër persona, dy shqiptarë dhe dy maqedonas.

Sakaq në këtë operacion u sekuestruan armë dhe disa mijë euro.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rolin e të arrestuarve dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si edhe për gjetjen e burimit të financimit të përdorura për blerjen e një sasie të madhe droge që mesa dukej kishte për destinacion tregun italian.

Related Posts

Leave a comment