Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dosje e re në SPAK për Sali Berishën

Berisha

Jemi në një rast të ri, dhe shtesë për SPAK, pas deklaratës, po ashtu të fortë të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim. E cila mësoi se: “Vetëm së bashku mund të merrni përsipër dhe të keni sukses në rastet më të rëndësishme, në zbulimin dhe hetimin e atyre që kërkojnë të dëmtojnë të tjerët ndërsa pasurojnë veten dhe sigurimin e drejtësisë për popullin”.

“Lulzim Basha ka dërguar   një material të rëndësishëm në Prokurorinë Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit-SPAK, kundër Sali Berishës. Materiali i dërguar e ka pasuruar me të dhëna serioze dosjen që po përgatitet ndaj tij.” Janë këto frazat hyrëse të një publikimi të “pamfletit” që i bënte jehonë dyndjes së rradhës të Sali Berishës dhe skuadrës së tij, në selinë e Partisë Demokratike. Ngjarje që u shoqërua me dhunën e rradhës, shqyerjen e portës së një salle takimesh e që, nga sa informon burimi i sipërcituar mediatik , ka hapur një dosje të re hetimi për SPAK-un. Hartuesi dhe depozituesi i saj në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, është kryetari legjitim në detyrë Lulzim Basha.

“Kreu i PD-së, shkruan Pamfleti, ka bërë të ditur se ka çuar në SPAK një padi ndaj një personi, i cili sipas Bashës, është një narkotrafikant i dënuar në Britaninë e Madhe, dhe njëherazi edhe familjar i Dritan Berishës; nipi i Sali Berishës, i cili ka qenë edhe diplomat i Shqipërisë në Itali, që më pas është akuzuar për lidhje me narkotrafikun.

Të gjitha këto deklarata, do të duhen normalisht të studiohen e vërtetohen, por fakt është se Lulzim Basha, deri dje njeriu më i afërt i Sali Berishës, ka akuzuar familjarët e tij si pjesë të krimit të organizuar, që janë përdorur nga ish-kreu i PD-së për të dhunuar selinë blu.

Jemi në një rast të ri, kur kemi një denoncim të fortë dhe shtesë për SPAK, pas deklaratës po ashtu të fortë të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim. E cila deklaroi se “Vetëm së bashku mund të merrni përsipër dhe të keni sukses në rastet më të rëndësishme, në zbulimin dhe hetimin e atyre që kërkojnë të dëmtojnë të tjerët ndërsa pasurojnë veten dhe sigurimin e drejtësisë për popullin”.

Por përveç korrupsionit, sot Sali Berisha është një zyrtar i lartë që shfrytëzon eksponentë të lartë të narkotrafikut për të zbatuar agjendën e tij politike. E kjo nuk është pak, por një kapërcim sasior e cilësor i një zhvillimi që njerëzit e ndjejnë.

Pra hapjen e dosjes ndaj Sali Berishës nga SPAK. Po flitet gjithnjë e më shumë, se ndërsa gjykata ka vendosur hapjen e dosjes së Gërdecit ndaj Fatmir Mediut, mund të thirret dhe i biri i Berishës, për rastin e klubit Partizani dosja do të jetë ekskluzive për dhëndrin e tij.

E me hapjen si vaji në lakra të dosjes edhe në rastin e narkotrafikut, ku jo pak por njeriu i tij i besuar, Lulzim Basha, përmendi nipin e Sali Berishës, gjërat duken mjaft të forta.

E nëse siç ka bërë denoncimin PD-ja, kapet njeriu që theu derën e PD-së sot, natyrisht ka shumë gjasa që të gjendet edhe lidhja me nipin e Sali Berishës, si persona të hetuar e dënuar për narkotrafik.

E këtu realisht jemi në një fazë të re, që sipas gjasave do të konsiderohet një dosje e re. Mos harrojmë; arrestimi i Lefter Kokës u ngjiz nga një denoncim i Monika Kryemadhit, e nëse bëhet fjalë për Lulzim Bashës, çështja natyrisht do të ketë peshë më shumë. Madje më shumë për Sali Berishën…”.

Related Posts

Leave a comment