Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gruaja e “arratisur” i kërkon 650 milionë euro për divorcin bashkëshortit(FOTO)

haya

Gjykata e Lartë e Londrës, në një vendim të lëshuar këtë të martë, urdhëroi sheikh Mohammed bin Rashid al-Maktoum, udhëheqësi i Dubait dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, të paguajë një rekord prej 554 milionë paund (650 milionë euro) për të mbyllur betejë ligjore me ish-bashkëshorten e tij, princeshën Haya, gjysmë-motra e mbretit Abdullah të Jordanisë, për kujdestarinë e dy fëmijëve të përbashkët. Kjo është zgjidhja më e shtrenjtë e divorcit ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar.

Por ka shumë më tepër: ky vendim, është epilogu gjyqësor (por fjala e fundit nuk thuhet, duke pasur parasysh peshën e personazheve në lojë) i një historie që filloi në vitin 2019 me arratisjen e bujshme të Haya-s (një nga gjashtë gratë e sheikut) me dy fëmijët e saj nga Dubai në bordin e një avioni privat, i cili më vonë u bë një rast diplomatik që përfshin tre vende, Emiratet e Bashkuara Arabe, Britaninë e Madhe dhe Jordaninë.

Po ashtu, çështj shkaktoi siklet në Pallatin Buckingham në Londër, pasi sheiku është një mik personal i Mbretëreshës Elizabeth me të cilën ndan një pasion për garat me kuaj.

Poezitë kërcënuese të sheikut

Arratisja e Haya-s, iishte qenë në qendër të lajmeve ndërkombëtare në verën e vitit 2019. Me një avion, ajo kishte zbritur në Gjermani, duke marrë me vete, përveç fëmijëve të saj, që në atë kohë ishin 11 dhe 7 vjeç, edhe një valixhe me 39 milionë dollarë.

Pastaj heshtje. Pas disa ditësh, princesha u rishfaq në publik në Londër, përkrah një prej avokateve më agresive në Angli, Baroneshë Shackleton, ajo që mbrojti Princin Charles në divorcin me Dianën, për të kërkuar ndërhyrjen e drejtësisë britanike në mbrojtje të fëmijëve të saj.

Nëse El-Maktun arrin të rrëmbejë fëmijët e saj (dhe të tij) për t’i kthyer në Dubai, vajza e madhe Jalila rrezikonte një martesë të detyruar. Sheiku, i apasionuar me krijimin e vargjeve letrare, ishte kundërpërgjigjur indirekt, duke publikuar disa poezi të reja në profilin e tij në Instagran: “Disa gabime përcaktohen si tradhti dhe ju keni shkelur dhe tradhtuar”, nis poezia e publikuar pas mbërritjes së Haya-s në Gjermani.

Sheiku vazhdon, duke akuzuar ish-gruan e tij si gënjeshtare dhe duke sugjeruar. “Koha juaj e gënjeshtrës ka mbaruar dhe nuk ka rëndësi se çfarë ishim ne apo çfarë jeni ju. Nuk më intereson nëse jeton apo vdes”. Në një poezi tjetër, ai foli për “shpata të mprehta gati për të goditur”.

251 milionë për të “mbajtur” shtëpitë

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Philip Moor, argumentoi sot se princesha “nuk kërkon asgjë për veten jashtë sigurisë”. Kompensimi do të vlerësonte gjithashtu humbjet që rezultojnë nga divorci. Gjykata i kërkon sheikut të paguajë 251 milionë stërlina gjatë tre muajve të ardhshëm për të mirëmbajtur rezidencat britanike, ku Haya jeton me fëmijët e saj, për jetesën e tyre në të ardhmen e afërt dhe si kompensim për humbjen e bizhuterive dhe kuajve të garës.

Sheiku nuk dëshiron të paguajë

Tre milionë do të nevojiteshin për shkollat ​​e Jalilës (14 vjeçe) dhe Zayed (9), plus dhjetëra milionë borxhe të prapambetura. Shuma totale e vendosur nga gjykata (për të cilën sheiku 72-vjeçar tashmë ka thënë se nuk dëshiron të ënshkruajë), është më pak se gjysma e asaj që kishte kërkuar Princesha Haya, 47 vjeçe kur iu drejtua për herë të parë drejtësisë britanike, pasi u arratis nga Emiratet në 2019-ën.

Gjatë procedurave gjyqësore në Londër, sheiku kishte nxjerrë në rrugë detaje të turpshme për jetën e saj private dhe disa nga sjelljet e tij të fundit (ai ishte duke spiunuar ish-gruan e tij).

Gjykata theksoi nevojën për të siguruar sigurinë e familjes përballë presionit të ish-bashkëshortit. Avokati i sheikut, Nigel Dyer, foli për kërkesa të tepërta në sallën e gjyqit, duke e akuzuar ndër të tjera princeshën për keqpërdorimin e parave të destinuara për edukimin e fëmijëve.

Ajo, do të kishte shpenzuar gati 7 milionë paund për të mbyllur gojën e atyre që e kërcënonin se do të zbulonin historinë e saj të dashurisë. Një histori, që gjykata e konsideroi të parëndësishme. Haya pranoi se i mori ato para nga llogaria e fëmijëve, sepse ishte e terrorizuar nga shantazhuesit./Tema

Related Posts

Leave a comment