Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Shko se ndoshta ka aeroplan…”/ Si po mashtrohen udhëtarët nga “agjencitë turistike”

64EA1D09-5BCF-4F83-A396-743BCB6C69E9

Nga Enver ROBELLI-

Në vazhdën e denoncimit të “agjencive” të dyshimta që shesin bileta avioni nga Zvicra për në Prishtinë, sot po e ndaj këtë përvojë të një gruaje nga Kosova me banim në Zvicër, e cila duket se hapur është mashtruar nga një “agjenci” duke i shkaktuar dëm financiar.

Ky është rrëfimi i saj në kushte anonimiteti: “Biletën kthyese të avionit nga Baseli në Prishtinë e kam rezervuar për vete dhe vajzën e vogël në platformën e njohur online Kayak. Kam paguar rreth 1000 franga. Fluturimi ka qenë i paraparë të realizohet me Heston Airlines, numri i fluturimit HN 4264, më 25 dhjetor, ora 20:50. Pasi isha nisur nga Zürichu për në Basel kam pranuar një thirrje telefonike nga ky numër: +41 44 551 01 51. Një person që fliste në shqip më ka njoftuar se gjoja nuk i kanë marrë paratë e paguara për biletë, por më tha se mund të shkojë në Basel se ‘ndoshta ka aeroplan’. Në aeroportin e Baselit kam parë së paku 15 persona me probleme të njëjta. Të gjithë kishin rezervuar bileta online dhe tani atyre u thuhej se nuk ka vend në avion, por mund të blejnë një biletë të re me çmim 450 franga një drejtim. Duket se ky është një kurth për t’i shtyrë njerëzit në hall që të blejnë bileta ekstra në aeroport. Kam parë një grua me 3 fëmijë, e cila pasi kishte paguar rreth 2 mijë franga për bileta, kishte mbetur në Basel dhe tani kërkonte zgjidhje për të udhëtuar”.

Kayak është platformë e njohur për rezervimin e biletave. Heston Airlines është një kompani lituaneze e fluturimeve çarter. Pasagjerja e dëmtuar tha se nga agjencia turistike kosovare i është thënë se nuk është dashur të rezervojë biletën online. Kjo është një këshillë absurde, sepse biletat kanë qenë të nxjerra për shitje në një platformë të njohur si Kayak. Dhe bileta të tilla vazhdojnë të ofrohen ende për shitje në platformën Kayak.

Sidomos në prag të festave kosovarët me banim në Zvicër duhet të kenë kujdes maksimal, sepse mund të bien pre e mashtruesve nga agjencitë për shitjen e biletave, kryesisht zyra fiktive.

PS. Ju lus që këtë njoftim ta shpërndani për t’i shpëtuar plot njerëz që mund të bien në grackat e biletashitësve mashtrues.

Related Posts

Leave a comment