Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nga Big Brother te Festivali i Këngës/ Beatrix merr surprizën e bukur

3B0B4A17-E78C-4772-8B0B-3AE43608FA64

Beatrix Ramosaj ka dalë nga shtëpia e Big Brother për një surprizë.Këngëtarja ka përjetuar një nga surprizat më të bukura pasi ka shkruar në Pallatin e Kongreseve për të parë nga afër performancës e vëllait të saj, Albanit, i cili konkurron me këngën Theje. Konkurrentja e Big Brother u përlot teksa pa vëllain ndërsa iu drejtua me disa fjalë.

“Të dua shumë, po dukesh shumë bukur. Të dua shumë”, tha ajo. “E kam ëndërruar gjithmonë ta shoh Albanin, jam shumë krenare. Krenaria ime.”, shtoi më tej këngëtarja. Pasi shijoi live interpretimin e Albanit, Beatrix pati mundësinë që të takonte jo vetëm vëllain por gjithashtu dhe të ëmën.

“Të dua fort, je shumë e mirë, vazhdo kështu. Të duam shumë”, tha mamaja e saj. Ndërsa disa fjalë për rrugëtimin e saj në Big Brother pati dhe Albani. “Të mendojmë gjatë gjithë kohës, të shikojmë, të ndjekim, je më e mira. Asgjë nuk krahasohet me ty.

Nga Big Brother te Festivali i Këngës/ Beatrix merr surprizën e

Jeta është shumë e shkurtër, jetoje në maksimun. Mos e vrit mendjen për asgjë. Të duam shumë të gjithë, më ka marrë malli shumë”, tha Albani. Këto fjalë nga ana e tyre vijnë pas kritikave të shumta me të cilat është përballur Beatrix pasi nisi një lidhje me Donald Veshaj brenda shtëpisë së famshme. Këngëtarja akuzohet se ka ndërhyrë mes aktorit të humorit dhe Bora Zemanit.

Nga ana tjetër dhe Donaldi, është kryqëzuar pasi para se të niste lidhjen me Beatrixin, puthi live Borën. Për më tepër, i dërgoi dhe varësen e tij si një shenjë për të përkujtuar 3 vjetorin e tyre të lidhjes. Ndonëse ata ishin ndarë prej më shumë se 6 muajsh, këto detaje nga fansat e dyshes u panë si një konfirmim se romanca e tyre mund të vazhdonte pasi të dilte nga shtëpia e Big Brother.

Related Posts

Leave a comment