Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Konflikt në familje/ Babai qëllon me armë zjarri në drejtim të djalit (EMRI)

-640-0-61ceb4d45c312

Policia e Kurbinit ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në familje. Gjithashtu ka bërë të mundur arrestimin e Preng Gegës, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të djalit të tij. Fatmirësisht nuk i ka shkaktuar lëndime.

Sipas policisë, është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë me municion luftarak, të cilën e mbante pa leje në banesë.

Sipas policisë, është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë me municion luftarak, të cilën e mbante pa leje në banesë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas që qëlloi me armë zjarri në drejtim të djalit të tij, pa i shkaktuar lëndime.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë me municion luftarak, të cilën e mbante pa leje në banesë.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit së në fshatin Ferr-Shkopet, Kurbin, kishte një konflikt në familje dhe se babai kishte qëlluar me armë në drejtim të djalit, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Falë veprimeve shpejta hetimore, pas disa orësh ndjekjeje u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit P. G., banues në Ferr-Shkopet, Kurbin, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Ky shtetas, pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me një armë zjarri në drejtim të djalit të tij, shtetasit L. G., banues në Ferr-Shkopet, Kurbin, pa i shkaktuar lëndime.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Leave a comment