Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

I injektoi nxënësit vaksinën kundër Covid-19, arrestohet mësuesja e biologjisë

mesuesja-780x405

Një mësuese e një shkolle në qytetin e Nju Jorkut pa një kualifikim mjekësor është arrestuar pasi dyshohet se i injektoji një vaksinë Covid një studenti. Policia deklaroi që Laura Russo e kishte dozën në shtëpinë e saj dhe se nuk ishte autorizuar nga prindërit e djalit për ta vaksinuar atë. Mësuesja që jep lëndën e biologjisë u ndalua natën e Vitit të Ri dhe mund të dënohet me 4 vjet burg nëqoftëse shpallet fajtore.

Nxënësi 17-vjeçar mendohet se ka dashur vetë të vaksinohet. Injeksionet mund të jenë të rrezikshme nëqoftëse administrohen në mënyrë të parregullt raporton “BBC”. Policia deklaroi se është e paqartë se si zonja Russo e ka marrë vaksinën e supozuar Covid.

Një video e incidentit është publikuar dhe në atë shfaqet zonja Russo duke i thënë djalit që shpreson që do të jetë mirë ndërsa djali dëgjohet duke thënë vaksinë në shtëpi.

Sipas “CBS News” drejtuesi i shkollës së mesme Herricks ka deklaruar që mësuesja është hequr nga klasa dhe është ricaktuar në pritje të rezultatit të hetimit. Zyrtarët deklaruan që prindërit lajmëruan policinë pasi djali i tyre u kthye në shtëpi dhe i’u tregoi se çfarë kishte ndodhur. Një seancë në lidhje me këtë ngjarje është caktuar në datën 21 janar

Related Posts

Leave a comment