Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gjendje ‘lufte’/ Rrugët e këtij shteti janë kthyer në ‘fushë betejë’ në orët e fundit

-800-0-61d6a4fe485a5

Rrugët e Kazakistanit janë kthyer në ‘fushë beteje’ në orët e fundit teksa vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë, ndërkohë që edhe ushtria ka marrë pozicion luftimi.

Në sheshin kryesor të Almaty, qyteti më i madh dhe kryeqyteti financiar i Kazakistanit, qindra njerëz janë mbledhur për të protestuar kundër qeverisë për të tretën ditë.

Përleshjet mes policisë dhe protestuesve kanë qenë të egra, teksa autoritetet njoftuan se dhjetëra persona kanë humbur jetën. Ministria e Brendshme konfirmoi edhe vdekjen e tetë policëve dhe ushtarëve të Gardës Kombëtare dhe plagosjen e 317 të tjerëve.

Presidenti i Kazakistanit Qasim-Yomart Tokayev njoftoi se kishte urdhëruar ushtrinë të ndërhynte për të rivendosur rendin dhe për t’i dhënë fund trazirave që filluan me rritjen e çmimit të energjisë, por që shpejt u shndërruan në një kryengritje.

Related Posts

Leave a comment