Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mbështetësit e Berishës “shpërthejnë” derën e PD, reagon ambasadorja amerikane Yuri Kim

CC40E4AE-FF89-49D5-964C-AF3EE600BD34

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka reaguar për herë të parë pasi në selinë e Partisë Demokratike është shpërthyer dera kryesore ndërsa demokratët kanë hyrë brenda saj.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Yuri Kim kërkon që protestuesit të vetëpërmbahen pasi çdo veprim i dhunshëm do të dënohet nga ligji.

Ambasadorja Yuri Kim:
“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës”

Related Posts

Leave a comment