Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sot protesta e Berishës, Basha mbush oborrin e Selisë së PD-së me makina

EA2DD691-7210-4818-8123-521B7AD5EC31

Ditën e sotme është paralajmëruar protesta nga Sali Berisha dhe mbështeësit e tij para selisë së PD-së , si përpjekje për të nxjerrë kryedemokratin Lulzim Basha nga zyra.

Duket se Basha ka menduar një strategji për të parandaluar grumbullimin e protestuesve para selisë pasi shumë makina janë parkuar në oborr, ndryshe nga herët e tjera ku nuk lejohej parkimi i makinave, sipas mediave televizive.

Basha ka mbërritur herët në Seli, ku nu nuk i ka kursyer as batutat me gazetarët:

“Mirëmëngjesi, qenke zgjuar herët shumë. Bravo të qoftë. Ndryshe nga vallja e Osman Takës. Do e kërcejmë më vone atë, pa merak”, tha ai.

Është raportuar më herët se kryedemokrati një orë para protestës do të mbledhë Kolegjin e Kryetarëve ku do të diskutohet mbi zbatimin e vendimeve të dala nga Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit. Pas takimit me Kolegjin e Kryetarëve, Basha do të mbledhë edhe Kryesinë për të miratuar programin e diskutuar nga Kolegji.

Kujtojmë se ditën e djeshme Sali Berisha ka deklaruar se protesta do të jetë paqësore dhe ka garantuar punonjësit e e selisë blu të qëndrojnë të qetë pasi protestuesit nuk kanë hatër mbetje me ta.

Related Posts

Leave a comment