Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

VIDEO/ Policia vesh me tela me gjemba muret e selisë së Partisë Demokratike

F9AE8B4E-09B1-4711-BC65-1B030E6AF007

Forcat policore kanë nisur të marrin masa shtesë për mbrojtjen e selisë së Kuvendit duke rrethuar me tela me gjemba ndarjen mes selisë së PD-së dhe Kuvendit të Shqipërisë. E gjithë zona është mbushur me qindra policë, ndërsa snajperistë janë vërejtur dhe mbi çatinë e Kryeministrisë. Gjatë mbrëmjes së djeshme dyert e kryeministrisë u përforcuan me pllaka metalike, ndërsa ditën e sotme pritet të mbahet para PD-së protesta kombëtare e thirrur nga Sali Berisha për ‘çlirimin’ sipas tij të selisë nga Lulzim Basha, i shkarkuar nga kuvendi i 11 dhjetorit dhe më pas referendumit të 18 dhjetorit, thirrur nga ish-lideri i demokratëve.

Related Posts

Leave a comment