Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pak orë pasi përjashtoi natën ‘gjysmën e partisë’, Lulzim Basha mbledh grupin parlamentar

basha-2-780x405

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thirrur sot në mesditë mbledhjen e grupit parlamentar, pak orë pas vendimit të marrë në 03:30 të mëngjesit të sotëm, për përjashtimin e Sali Berishës dhe 7 anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit nga Partia, dhe pezullimin e 19 të tjerëve.

Një pjesë e konsiderueshme e personave të ndëshkuar nga Basha, janë dhe anëtarë të grupit parlamentar, që përkthehet ndryshe dhe në një rrudhje të fortë të përfaqësimit në Kuvend.

Vlen të përmendim se në mesin e të përjashtuarve dhe të pezulluarve janë deputetët Sali Berisha, Agron Shehaj, Edi Paloka, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Luan Baçi, Edmond Spaho, apo Albana Vokshi.

Vetë Berisha ka deklaruar më herët se ai nuk synon krijimin e një grupi të ri parlamentar në Kuvend, edhe pse tashmë ndarja duket të jetë e thellë mes palëve, dhe numrat përkohësisht në mesin e deputetëve, flasin për Bashën.

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur përjashtimin përgjithmonë nga Partia Demokratike të Sali Berishës dhe 7 prej anëtarëve të tjerë të Komisionit të Rithemelimit.

Mësohet se vendimi është marrë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në mbledhjen e Kryesisë që zgjati për disa orë në seli.

Burimet saktësojnë se mbledhja e nisur pasditen e djeshme rreth orës 18:30 ka përfunduar vetëm rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm.

Sipas burimeve të Fax News anëtarët e komisionit të rithemelimit që janë përjashtuar janë: Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu, Keltis Kruja.

Ndërkohë që për pjesën tjetër të anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, Kryesia ka vendosur që ata të qëndrojnë të pezulluar. Në mesin e atyre që janë pezulluar janë Agron Shehaj, Belind Këlliçi, Ledina Mandija, Tritan Shehu, Aldo Bumçi, Çlirim Gjata, Edith Harxhi, Edi Paloka, Luan Baçi, Oerd Bylykbashi, Lorenc Luka, Ivi Kaso, Mimoza Hajdarmataj, Genc Pollo, Genc Deromemaj, Eno Bozdo, Ervin Minallori, Rigers Muçollari dhe Bledi Himçi.

Pritet që ky vendim i kryesisë të kalojë më pas për miratim në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Mbledhja e djeshme e Kryesisë së PD-së u zhvillua nën masa ”të rrepta”, ku Lulzim Basha iu kërkoi të gjithë të pranishmëve që të hiqnin telefonat në mënyrë që të mos kishte rrjedhje jashtë të informacioneve.

Derimë tani precedenti ka treguar se Lulzim Basha ka shumicën e votave në Këshillin Kombëtar, ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga Berisha për këtë vendim të marrë nga Kryesia.

Me shumë gjasë ai nuk do të njihet, sa kohë që Kuvendi i thirrur nga Berisha në 11 Dhjetor, pretendon se e ka shkarkuar këtë kryesi, dhe ka ndryshuar statutin e partisë.

Related Posts

Leave a comment