Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Superpasaporta e gjelbër”/ Ja çfarë ka parashikuar qeveria për udhëtarët në Itali

super

Nga e hëna, udhëtarëve italianë u kërkohet të tregojnë certifikatën e vaksinimit e njohur si “super pasaporta e gjelbër”. Gjithashtu u kërkohet që të mbajnë një maskë mjekësore specifike për ta përdorur në transportin publik

Mediat italiane shkruajnë se ky certifikim është i rezervuar për ata që janë të vaksinuar plotësisht ose që janë shëruar nga COVID-19 së fundmi. Lejekalimi është po ashtu detyrim për të hyrë në hotele, palestra dhe pishina.

Të mërkurën, Qeveria italiane ka aprovuar masën që u kërkon njerëzve më të moshuar se 50 vjeç të vaksinohen kundër koronavirusit, pasi vendi po përballet me rekorde të reja ditore nga infeksionet me variantin Omicron.

Diku rreth 78% e popullsisë së Italisë është plotësisht e vaksinuar kundër koronavirusit, që mund të shkaktojë Covid-19.

Related Posts

Leave a comment