Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Këto dy shtete europiane shënojnë numrin më të lartë të infektimeve me virus që nga fillimi i pandemisë

rekord-1-724x405

Gjermania raportoi të mërkurën 80,430 raste të reja me coronavirus – shifra më e lartë e regjistruar në vend që nga fillimi i pandemisë – derisa varianti shpërthen në një popullsi me shkallë më të ulët vaksinimi se disa pjesë të tjera të Evropës.

Sipas Reuters, rekordi i mëparshëm ditor, ishte më 26 nëntor, nga ku u regjistruan më shumë se 76 mijë raste.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Gjermani u rrit në 7.6 milionë, ndërsa kanë vdekur deri më tani nga virusi më shumë se 114 mijë persona.

Pak më pak se 75 për qind e popullsisë është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19, tregojnë shifrat e fundit nga Instituti Robert Koch.

Një tjetër vend që regjistroi shifër rekorde të rasteve është edhe Bullgaria. Vendi më 11 janar, ka raportuar 7,062 infeksione, bazuar në të dhënat e Worldometer.

Shifra e regjistruar në Bullgari është më e larta e raportuar në vend që nga fillimi i pandemisë.

Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se deri në mes të muajit mars, mund të infektohen më shumë se gjysma e evropianeve nga varianti Omicron.

Related Posts

Leave a comment