Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Keni problem me erën e sqetullave? Besojeni ose jo, fajin e kanë domatet

-800-0-61ded5f685a3b

Aroma e sqetullave është një fenomen i zakonshëm. Deodorantët e ndryshëm nuk e përmirësojnë gjendjen, thjesht e “mbulojnë” atë dhe jo për një kohë të gjatë.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se aroma e sqetullave është kryesisht një çështje gjenetike. Kjo është, një çështje e ADN-së. Pasi gjenet përcaktojnë sasinë e djersës që do të prodhohet nga gjëndrat.

Por nuk bëhet fjalë vetëm për ADN-në, por edhe për bakteret e pranishme në lëkurë. Kontakti i djersës me këto baktere krijon këtë erë të fortë dhe shpesh të neveritshme.

Megjithatë, pak kohë më parë, një kimist i specializuar në përbërjet kimike dhe aromat, Charlie Steëart, pas një kërkimi zbuloi se për aromën e sqetullës sipas kimikatit është përgjegjëse edhe domatja.

Po domaten e ke lexuar mirë. Shkencëtari zbuloi se në kërcellin e saj ka një sasi të vogël të një vaji, i cili vepron në mënyrë kumulative kur hamë domate. Ky vaj përmban terpene, një grup substancash që u japin frutave dhe perimeve, aromën dhe shijen e tyre karakteristike.

Terpenet shoqërohen me erën e keqe të gojës për shkak të mënyrës se si ato shpërbëhen nga enzimat.

Në procesin e dekompozimit, prodhohen kimikate që reagojnë me likopenin antioksidues të domates.

Më pas prodhohen kimikate të tjera që ndikojnë në aromën e djersës.

Studimi i doktor Steëart u publikua në revistën shkencore Medical Hypotheses dhe ndër të tjera thekson se edhe 100 gramë domate janë në gjendje të “neutralizojnë” deodorantin apo kolonën që kemi vënë.

Si përfundim, mund të themi edhe se nëse dikush ka problem me aromën e keqe të gojës, të kufizojë domatet.

Leave a comment