Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Debat i madh në shtëpinë e BBV: VIP-at nuk e dinë gjirafa shkruhet me “gj” apo “xh”

bb-2

Ditën e djeshme “Vëllai i Madh” vendosi që banorët të luajnë lojën e njohur “shtet, qytet,fshat…”. Por ajo që nisi si lojë nuk përfundoi si e tillë pasi debate të shumta u ndezën mes banorëve.

Një debat i tillë ndodhi me shkrimin e fjalëve pasi banorët VIP-a vijnë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës.

Në një moment ata debatojnë për fjalën gjirafa për të cilën nuk janë të sigurtë se si shkruhet.

Disa e kanë shkruar me xh disa me gj, e që realisht shkruhet me këtë të fundit.

Por debatet vijuan sërish edhe pēr fjalë të tjera e një ndër to ishte pēr Orikumin si qytet apo fshat pasi banorët ishin të paqartë.

Leave a comment