Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E rëndë/ 27-vjeçari bie nga kati i dytë i shtëpisë, dërgohet me urgjencë te Trauma

elbasan-3-718x405

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, ku 27-vjeçari me inicialet XH.Gj ka rënë nga kati dytë i shtëpisë ku banonte.

Ndër të tjera policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Kusarth, Elbasan, ku dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës ku banonte, shtetasi Xh. Gj., 27 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ai është dërguar me urgjencë te Trauma dhe është në gjendje kritike për jetën.

Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 17.01.2022, në fshatin Kusarth, Elbasan, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës ku banonte, shtetasi Xh. Gj., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Related Posts

Leave a comment