Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rinis përballja me drejtësinë/ Saimir Tahiri mbërrin në GJKKO

tahiri-ne-gjykate-770x418-1-752x418

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka mbërritur këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Mësohet se pas pak pritet të nisë në GJKKO seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit. Ishte pikërisht Gjykata e Posaçme që riktheu për rishqyrtim dosjen e ish-ministrit Tahiri, pasi konstatoi parregullsi në proces.

Kujtojmë se Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj, të afërm të Tahirit.

Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Mirëpo, vendimi i shkallës së parë u prish nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila e riktheu çështjen për rishqyrtim, pasi u konstatuan parregullsi në proces.

 

Leave a comment