Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

VIDEO/ Shpërthimi i vullkanit Tonga shkakton cunami nga Japonia në Amerikë, ka viktima

-640-0-61e52ce81bf1c

Shpërthimi i së shtunës në Ishujt Tonga ishte aq i fuqishëm sa u dëgjua deri në Alaskë, duke shkaktuar një cunami në Oqeanin Paqësor që goditi shumë vende nga Japonia në Shtetet e Bashkuara.

Dy persona janë mbytur në Peru nga dallgët e pazakonta. Zelanda e Re dërgoi një avion zbulimi herët këtë mëngjes për një vlerësim fillestar të ndikimit në zonë dhe ishujt e ulët, por informacioni vjen me pikatore.

Ishujt Tonga pranuan gjithashtu ofertën e Australisë për të dërguar një avion, sipas Canberra. Në të njëjtën kohë, autoritetet australiane po përgatiten të dërgojnë ndihma themelore humanitare.

Disa vende lëshojnë paralajmërime për cunami

Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit të Paqësorit tha se valët e cunamit me lartësi 2 këmbë u vëzhguan nga matësit e nivelit të detit në Pago Pago, kryeqyteti i territorit amerikan të Samoas Amerikane, rreth 940 kilometra (580 milje) nga Tonga.

Fixhi lëshoi gjithashtu një paralajmërim për cunami, duke u thënë banorëve të shmangin brigjet “për shkak të rrymave të forta dhe valëve të rrezikshme”.

Zelanda e Re, më shumë se 2000 kilometra larg nga vendi i shpërthimit, ka lëshuar gjithashtu një alarm për cunami.

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave të Zelandës së Re tha se disa pjesë të vendit mund të presin “rryma të forta dhe të pazakonta dhe valë të paparashikueshme në breg”. Autoritetet e Zelandës së Re kanë thënë se katastrofa ka shkaktuar “dëm të konsiderueshëm” në ishujt Tonga, megjithëse deri më tani nuk janë raportuar vdekje apo lëndime në arqipelag.

Vullkani poshtë detit Hunga Tonga-Hunga Haapai në një ishull të pabanuar në arqipelagun Tonga shpërtheu të shtunën. Menjëherë pas kësaj, u formua një re e madhe e hirit vullkanik dhe një valë e madhe pasoi.

Dallgët 1.2 metra të larta goditën kryeqytetin e Tongës, ku banorët u vërsulën drejt zonave me lartësi më të madhe, duke lënë pas shtëpi të përmbytura, ndërsa nga qielli ranë gurë dhe hi.

Të mbytur në Peru

Më shumë se 10,000 kilometra larg, në Peru, dy gra u mbytën në një plazh në rajonin Lampageque në veri të vendit për shkak të “valëve të pazakonta” të shkaktuara nga shpërthimi vullkanik në Tonga.

Shpërthimi vullkanik shkaktoi një cunami në Oqeanin Paqësor, me valë 1.74 metra të larta në Kili dhe më të vogla përgjatë bregut të Paqësorit nga Alaska në Meksikë. Dallgët 1.2 metra të larta goditën Japoninë.

Qyteti Santa Cruz në Kaliforni u përmbyt nga dallgët e baticës të shkaktuara nga cunami, sipas videove të postuara nga Agjencia Meteorologjike e SHBA.

Një shpërthim i mëparshëm të premten dërgoi shtëllunga hiri dhe tymi në ajër, me retë tymi që shtriheshin deri në 20 kilometra (12 milje) në atmosferë. Vullkani pati disa aktivitete të ndërprera deri në dhjetor të vitit të kaluar. Të premten, njerëzit u këshilluan nga zyrtarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbrojnë ujin e pijshëm dhe burimet.

VIDEO e FOTO/ Shpërthimi i vullkanit Tonga shkakton cunami nga Japonia

Zyrtarët atje fillimisht lëshuan një paralajmërim për cunami dhe u thanë banorëve që “menjëherë” të evakuoheshin në një zonë më të lartë. Paralajmërimi u hoq menjëherë pas kësaj.

Një alarm për cunami ishte në fuqi për Hawaiin, Alaskën, bregun e Paqësorit të SHBA-së dhe British Columbia fqinje në Kanada.

 

Related Posts

Leave a comment