Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Atentat në Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri drejt një makine

-800-0-61e69a63cd6d1

Policia e Tiranë njofton se mëngjesin e sotëm një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një shtetasi 63-vjeçar.

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, nga një person ende i paidentifikuar, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç.

Si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorit të ngjarjes.

Related Posts

Leave a comment