Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gafa që i kushtoi humbjen, Shoqata e arbitrave i kërkon falje Milanin

-640-0-61e67e54aa6c0 (2)

Shoqata Italiane e Arbitrave (AIA) i ka kërkuar menjëherë falje Milanit pas gabimeve të arbitrit Marco Serra, në ndeshjen që kuqezinjtë e humbën në San Siro ndaj Spezias, me rezultatin 1-2.

Ndjesa e drejtuesve të arbitrave në Itali erdhi pasi edhe vetë gjyqtari i ndeshjes kërkoi falje te lojtarët në fushë, për arsye se nuk la avantazhin në një sulm të Milanit, që përfundoi në gol, por akordoi goditje dënimi.

Reagimi erdhi pas gabimeve të arbitrit Marco Serra, 39-vjeçari nga Torino. Gabimet e bëra ndër të tjera përballë Andrea Gervasonit, dizinjatorit të emëruarit fiorentin Gianluca Rocchi, i pranishëm në tribunat në San Siro për Milan-Spezia.

Milani pranoi se arbitri kishte një ditë të keqe, siç kishin dëshmuar edhe imazhet e fundit, me disa lojtarë që thuajse e ‘zemëronin’ arbitrin, të vetëdijshëm për gabimet e tij.

Edhe arbitri pas ndeshjes i ka kuptuar gabimet e tij dhe i ka kërkuar falje skuadrës “kuqezi”.

“E dinim se ishte padrejtësi, duhet të fajësojmë edhe veten por ndajmë përgjegjësinë me gjyqtarin”, ka thënë Pioli.

“Më vjen keq ta them këtë. Por, ai madje kërkoi falje pas ndeshjes. Ndoshta nuk ishte as faji i tij. Është turp”, shtoi trajneri italian. Por, pavarësisht se arbitri e kuptoi gabimin, pritet një pezullim i gjatë për të, edhe për faktin që nuk pa në fushë një penallti flagrante për kuqezinjtë, por u desh ndërhyrja e VAR-it.

Ndjesa e kërkuar ndaj Milanit është ngjarje e rrallë, pasi në Serinë A ka shumë vendime polemike për të cilat nuk kërkohet ndjesë kurrë, madje mbrohen me fanatizëm nga AIA. Milan pësoi humbje 1:2 në një ndeshje ku Theo Hernandez gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Leave a comment