Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nga Ismail Xhaferi/ Poezi për të gjithë politikanët e korruptuar

a-woman-protesting-corruption (1)
 Për të gjithë politikanët e korruptuar që nuk kanë lenë gjë pa bërë mbi kurriz të Atdheut dhe popullit që edhe pse kanë shkuar 30 vite nga premtimi për “Liri Demokraci” dhe “Shqipëri si gjithë Europa” e katandisur në më të varfërin e më të skllavëruarin e kontinentit…
NDAL!
Ndal or ndal se mjaft mashtrove,
Do t’i paguash nje dite,
Sado larg, e sado vone.
Do te vije dhe fundi yt!
Ti qe vodhe, qe grabite,
I pacipe e faqenxirre,
Ti atdheun tone çdo dite,
Drejt gremines e ke shtyre.
Vodhe djersen njerezore,
Nga Vermoshi gjer ne Dropull,
Vodhe endrrat 30 vite,
Vodhe shpresen per nje popull.
Vodhe topa, vodhe tanke,
Mbive si grami prej dheut,
Vodhe pyje, fusha mâle,
Vodhe nderin e Atdheut,
Vodhe ujrat, vodhe driten,
Sepse ti je horr i horrit,
Vodhe kohen e zhvillimit,
Vodhe lekun e punetorit,
Vodhe naften, vodhe kromin,
I vodhe diten me diell,
Dhe u mbylle gojen njerezve,
Vêtem me nje thés me miell.
Vodhe leket ne dogana,
Vodhe leket ne tatime,
Vodhe e s’u ngope kurre,
Kudo ku ka investime.
E bêre te pajetueshme,
Qe nga jugu ne veri,
Keté toke te shenjteruar,
Qe e quajme Shqiperi.
Ti e vrave Kushtetuten,
Ti e vrave drejtesine,
Dhe atdheun tone te dashur ,
Ti e ktheve ne çmendime.
Mbylle shkolla dhe fabrika,
Ti qe paqe mos paç kurre,
Ti i mbushe me hashash,
Parcelat ku mbillej grure.
Ti denove vazhdimisht,
Gjithe ata qe s’jane fajtore,
Dhe i mbushe burgjet plot,
Me ca fukarenj te gjore.
Ti e ktheve dhe gjakmarrjen
Keté plage qe kurre s’u sos,
Ti qe ben sikur mbledh armet,
Ben sikur na çarmatos.
Ti mendon se s’do ndeshkohesh,
Se ky popull eshte i urte,
Por do vije dhe fundi yt,
Çdo e keqe ka nje fund.
Ti mendon se do gezosh,
Gjithe ato qe ke grabitur,
Eh sa mbreter jane rrezuar,
Atehere kur s’e kane pritur.
Do te vije dhe fundi yt,
O zorzopi i zorzopit,
Se mallkimi i atdheut
Eshte si mallkim Zotit.

Related Posts

Leave a comment