Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Aksident me 6 të plagosur rëndë në Berat, mjetet përfundojnë të shkatërruara plotësisht

phonme

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Berat, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, 6 persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Burimë bëjnë me dije për Fax News, se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Orizaj, ndërkohë që gjendja e të plagosurve që udhëtonin në dy mjete të ndryshme është e rëndë.

Ata janë dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanal pas përplasjes.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Siç shihet dhe nga pamjet mjetet janë shkatërruar plotësisht, si pasojë e përplasjes.

Leave a comment