Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rreziku për grusht shteti ?

Rama-Meta-1

Nga Artan FUGA-

Me deklaratat e presidentit Ilir Meta dje te Opinioni, me çfarë lexoj në shtyp sot, ne para dy vitesh paskemi qenë përpara rrezikut të një grushti shteti!

Ai thotë se nëse Rama do të merrte Gjykatën Kushtetuese (grusht shteti) ai, pra Presidenti, do të shpërndante Parlamentin dhe madje edhe qeverinë (me çfarë kompetencash?), pra do të bënte grusht shteti!

Grusht shteti kundër grusht shteti!

Vërtet ta ketë pasur këtë qëllim dhe plan subjektiv?

Kur do të jemi larg rrezikut të një dhune të tillë dy ose shumëpalëshe ne?

Dhunë urbane, rreziqe për grusht shteti, dhunë nëpër ndërtesa, dhunë nëpër mbledhje!

Cfarë po i bën politika qytetarit që në masë sidomos rinia ka kaluar në shekullin e 21, kurse politika ka mbetur në mendësitë e pasluftës së dytë botërore!

Leave a comment