Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Biblioteka Kombëtare jashtë funksionit prej 3 vitesh

Biblioteka-Kombetare-1068x600

Biblioteka Kombëtare nuk përmbush dot shërbimet bazë ndaj qytetarëve. Që prej vitit 2017 lexuesit nuk mund të tërheqin asnjë libër pavarësisht se kjo është e drejta e tyre me ligj.

Vendi i posaçëm, ku jepeshin dhe ktheheshin librat, është bërë si aneks ku radha e kartonëve është e gjatë. Pasojat e ndalimit të këtij shërbimi i ndjejnë kryesisht studentët.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare Piro Misha tregon arsyet pse edhe në të ardhmen e afërt ky shërbim nuk do të rikthehet. 

“Disa vjet nuk do të ketë. Është një mungesë shumë e madhe në aspektin social, kulturor sepse nuk mund të pretendosh që gjithkush ta blejë librin. Nuk kanë mundësi as financiare për të blerë librat. Por me situatën që thamë, librat e rinj që vijnë mbahen në kuti sepse nuk futen dot më në fond. Kështu që edhe sikur të duam, është e pamundur fizikisht,” – deklaroi Misha.

Për drejtorin ky mosfunksionaliteti i institucionit më të rëndësishëm të memories, lidhet me mungesën e ambienteve të reja. 

Në ekspozitën me libra të rrallë që u bë për 100-vjetorin e Bibliotekës, tetor 2020 kryeministri Rama njoftoi një projekt të ri për ndërtesën. Dy vite pas deklaratës, projekti për Bibliotekën e re, nuk është në prioritet e Ministrisë së Kulturës. 

Leave a comment