Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E mbuluar me gjethe dhe gjysmë e zhveshur, dalin detaje: Si komshiu mbyti 64 vjeçaren në Kuçovë

-640-0-61ea6b1fda4f7

Gruaja e vdekur, e cila u gjet e hedhur në një kanal, gjysëm e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe e rrozga, konfirmohet që është vrarë nga një komshi i saj, banor i fshatit Kozare.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Havaleas” të fshatit Kozare, në qytetin e Kuçovës. Familjarët e saj e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk po e gjenin kishin njoftuar për ndihmë policinë.

Vetëm pas rreth 1 orë kërkimesh, gruaja 64-vjeçare u gjet në një kanal, rreth 1 km larg banesës saj. Në momentin e gjetjes së trupit të pajetë, gruaja ishte e zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbuluar me gjethe e rrozga domatesh brenda në kanal.

Viktima Fatime Suli u transportua gjatë natës drejt morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku pas kryerjes së autopsisë mjeko-ligjore, rezultoi se shkaku i vdekjes së 64-vjeçares ishte asfiksimi nga mbytja me duar.

Konfirmimi i vrasjes së gruas vuri në lëvizje Policinë e Beratit, për të identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Pas pyetjes së dëshmitarëve në vendngjarje si dhe vëzhgimit të disa kamerave në bizneset përreth, u bë i mundur arrestimi i autorit të vrasjes, 58-vjeçarit Fetah Marra, që rezulton të jetë komshiu i viktimës.

Pjesë nga dëshmia e autorit dhe detaje të reja nga vrasja:

Viktima dhe autori, veçse fqinj, ishin edhe krushqi me njëri tjetrin. 64-vjeçarja, jetonte me bashkëshortin e paralizuar dhe ishte nënë e 2 fëmijëve të martuar, një djali e një vajze.

Nga ana tjetër, autori pas divorcit nga e shoqja jetonte i vetëm. Ai dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Sipas policisë, në trupin e pajetë të gruas, që ishte hedhur në kanal e mbuluar me gjethe për t’u mos u gjetur, janë konstatuar shenja duarsh në fyt, si dhe ajo është gjetur e zhveshur nga mesi e poshtë.

Më ngeli në dorë, se kuptova se si vdiq”, mësohet të ketë thënë para efektivëve autori i krimit.

Njoftimi i policisë:

Mbyti 64-vjeçaren dhe e hodhi në kanal, Policia zbardh ngjarjen dhe identifikon autorin e dyshuar. Vihet në pranga 58-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas marrjes së njoftimit për një shtetase të pajetë në kanal, në fshatin Havaleas, Kuçovë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve të grumbulluara u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Fetah Marra, 58 vjeç, banues në fshatin Havaleas, Kuçovë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, e ka mbytur dhe e ka lënë në një kanal shtetasen Fatime Suli, 64 vjeçe, banuese në fshatin Havaleas, Kuçovë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Related Posts

Leave a comment