Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

FOTO/ Temperatura deri në -17 gradë dhe dëborë, ARRSH u jep njoftimin e rëndësishëm shoferëve

-640-0-61ea7231dbd74

Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka bërë ditën e sotem apel shoferëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos lëvizin me shpejtësi, veçanërisht në zonat malore të cilat janë mbuluar nga reshjet e dëborës.

Teksa ARRSH njofton se automjetet duhet të jeën të pajisura me zinxhirë dhe goma dimërore për të udhëtuar, ajo ui aplen të udhëtojnë me kujdes për të shmangur kështu aksidentet e mundshme.

Ndërkohë kujtojmë se vendi është ‘pushtuar’ nga ngricat dhe reshjet e dëborës, teksa temperaturat kanë rënë shumë nën  zero.

“Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin. Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.

Apel për drejtuesit e mjeteve: “Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, shkruan ARRSH.

Temperatura deri në -17 gradë dhe dëborë, ARRSH -

Temperatura deri në -17 gradë dhe dëborë, ARRSH -

Temperatura deri në -17 gradë dhe dëborë, ARRSH -

Temperatura deri në -17 gradë dhe dëborë, ARRSH -

Temperatura deri në -17 gradë dhe dëborë, ARRSH -

Related Posts

Leave a comment