Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shkrumbohet nga flakët mjeti në Durrës, banorët: Dëgjuam një shpërthim të fortë

makine-djegie

Një makinë është shkrumbuar nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

Automjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së pronarit në lagjen 17 të qytetit.

Sipas banorëve, makina ka marrë flakë rreth ores 04.20 të mëngjesit të sotëm.

3 javë më parë është djegur edhe një automjet tjetër në këtë zonë.

Djegia e mjetit është shoqëruar edhe me një shpërthim të fortë, ndërsa pritet të përcaktohet shkaku.

Leave a comment