Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E trishtë/ COVID-i i merr jetën aktorit shqiptar, Arben Shaka

-640-0-61edae6a9823d

Është ndarë nga jeta aktori i mirënjohur shqiptar Arben Shaka.

Raportohet se ai ka ndërruar jetë nga COVID në moshën 70-vjeçare.

Më poshtë janë filmat më nën zë të aktorit Shaka.
Cirku në fshat – (1977)
Odiseja e tifozave – (1972)
Përse bie kjo daulle – (1969)

Jeta dhe vepra

Arben Shaka lindi ne Tirane. U aktivizua heret ne Levizjen Amatore Teatrore te qytetit te lindjes dhe me pas, per aftesite e shprehura komike te tij, u terhoq si aktor profesionist ne Estraden e Tiranes me 1969. Ka interpretuar ne lloje e materiale te ndryshme per estrade, si ne komedi, skece, dialoge, kuplete.

U be nje nga aktoret e mirenjohur te estrades sidomos per sa i perket artit te imitimit dhe pantomimes. Shume vite aktroi edhe si kloun ne Cirkun e Tiranes*. Interpretimi i tij shquhet per aplikimin e formave groteske, per zmadhimet e skajshme si dhe karikaturizmin e cilesive negative e komike te personazheve, mimiken komike, duke krijuar nje efekt humoristik te brendshem.

Ka luajtur edhe disa role ne kinematografi, si ne filmat Perse bie kjo daulle, Cirku ne fshat, Odiseja e tifozeve, Gjuetia e fundit. A. Shaka ka shkruar po ashtu disa skenare per filma vizatimore, si: Nevoja te ndihmon, Endrra ne diell, Tiktaku i fundit etj.

 

Related Posts

Leave a comment