Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ekzekutimi i Bledar Muçës në Belgjikë/ Detaje të reja: Ja kush e porositi vrasjen e krahut të djathtë të Çapjave

vrasja-780x405

Pas vrasjes së Bledar Muçës në Belgjikë, në rrethana ende të paqarta, autoritetet belge ia kanë përcjell të dhënat paraprake mbi viktimën Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë. Mes informacioneve që disponon pala belge dhe që ka vendosur në dijeni homologët shqiptar, janë edhe të dhënat personale të viktimës. Mes të dhënave të shkëmbyera janë edhe veprimtaria e viktimës, dhe dyshimet e autoriteteve belge mbi autorët e ngjarjes. Atij i janë gjetur dy karta identiteti, një bullgare dhe një britanike, ç’ka ka zgjatur dhe vështirësuar për disa orë punën e autoriteteve për identifikimin e Muçës.

Kanë qenë shenjat e gishtërinjve që kanë bërë të mundur identifikimin e mikut të afërm të Çapjave të Elbasanit si dhe kombësinë e tij. Ndërkohë që në vijim do të ketë shkëmbim shtesë të informacioneve qoftë nga pala shqiptare qoftë nga pala belge, për veprimtarinë e viktimës në shtetet përkatëse. Burime bëjnë me dije se Drejtorisë së Elbasanit ende nuk i është përcjell ndonjë material që do ta vinte në lëvizje për kryerjen e ndonjë veprimi hetimor, përveç vënies në dijeni për ngjarjen.

Nga ana tjetër, kjo drejtori, pavarësisht se pret udhëzime nga Drejtoria e Përgjithshme, pret nisjen e hetimeve paraprake, pasi dyshimet kryesore janë që vrasja të jetë porositur pikërisht nga persona që Muça ka patur konflikte dhe që janë nga i njëjti qytet. Blutë e Elbasanit, kanë shtuar masat qoftë në planin e veprimeve hetimore por edhe të vigjilencës mbi persona dhe personazhe problematik në këtë qytet, pasi nuk përjashtohet mundësia që të ketë tentativa për vijimin e sagës së hakmarrjeve mes bandave kriminale.

Leave a comment