Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Frikë për luftë, SHBA dhe Perëndimi largojnë familjet e diplomatëve nga Kievi

ukraine-1

Departamenti amerikan i Shtetit (DASh) lëshoi një urdhër sipas të cilit disa punonjës të ambasadës amerikane në Kiev mund të largohen vullnetarisht nga Ukraina.

Departamenti amerikan i Shtetit u tha familjeve të stafit të ambasadës amerikane në Kiev që të largoheshin nga Ukraina për shkak të “ndërhyrjes së mundshme ruse” dhe këshilloi qytetarët amerikanë që të shmangin udhëtimet në Ukrainë.

“Më 23 janar 2022, Departamenti i Shtetit autorizoi largimin vullnetar të punonjësve të kontraktuar në ambasadën e SHBA-së në Kiev dhe urdhëroi largimin e pjesëtarëve të familjeve të diplomatëve të ambasadës për shkak të kërcënimit të vazhdueshëm të veprimeve ushtarake ruse”, tha departamenti në një deklaratë.

Shtetasit amerikanë në Ukrainë duhet të konsiderojnë udhëtimin me automjete komerciale ose të tjera private, tha Departamenti i Shtetit, ndërsa kujtoi raportet në lidhje me planet e Rusisë për të nisur një operacion ushtarak kundër Ukrainës.

Kushtet e sigurisë janë të paparashikueshme dhe mund të përkeqësohen në çdo moment, veçanërisht përgjatë kufijve të Ukrainës, në Krimenë e pushtuar nga Rusia dhe në Ukrainën lindore të kontrolluar nga Rusia”, tha Departamenti i Shtetit.

Gjithashtu Departamenti amerikan i Shtetit përcakton se nga një operacion të mundshëm ushtarak do të preket edhe aktiviteti diplomatik i ShBA-së në Ukrainë dhe kërkoi nga qytetarët amerikanë që ndodhen në Ukrainë që të plotësojnë një formular online për të ruajtur kontaktin.

Related Posts

Leave a comment