Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Do qëllohej me snajper/ Zbulohet i gjithë plani që kishte ndërtuar krimineli Zvicer kundër Vuçiç

vucic-640x405

Mediat serbe kanë shkruar sërish për emrin e Radoje Zvicer, i cili po akuzohet si mendja që fshihet pas atentati që do bëhej ndaj Presidentit Aleksander Vuçiç.

Krimineli famëkeq malazez kishte shkuar në Beograd për të ndjekur nga afër “punën” duke kërkuar edhe mbështetjen logjistike të disa personave të tjerë me influencë në botën e krimit në rajon.

Vrasja do të kryehej në muajin shkurt, e për eliminimin fizik të kreut të shtetit serb do të përdorej një snajper.

Sipas mediave serbe, arma më do të çmontohej për të mos iu lënë asnjë gjurmë, duke e bërë më të vështirë ndjekjen e tyre.

Alarmi për atentatin u lëshua më 14 janar nga strukturat e Europol që njoftuan Ministrinë e Brendshme të Serbisë, ndërsa lajmi u bë publik disa ditë më pas nga ministri Aleksandër Vulin.

Ai bëri me dije dhe emrin e personit të ngarkuar me “detyrën” duke shtuar se urdhëruesi i vrasjes është presidenti malaez Milo Gjukanoviç. E gjitha për t’u hakmarrë ndaj Vuçiç që ka mbështetur sërbët e Malit të Zi.

Leave a comment