Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Çfarë i shkakton shenjat e bardha në thonjtë tanë? Ja çfarë thonë ekspertët

-800-0-61dc011d63cd2

Shpeshherë na shfaqen vija apo pika të bardha në thonjtë tanë, të cilat nuk janë pa asnjë domethënie. Leukonika është emri mjekësor i shfaqjes së pikave apo vijave të bardha në thonj.

Këto pika mund të dalin vetëm në një gisht ose dhe në disa në mënyrë të rastësishme. Shkaktari kryesor i lekonikës është lëndimi i shtratit të thoit.Këto lëndime mund të ndodhin nëse ju e përplasni apo godisni thoin ose gishtin tuaj.

Shfaqja e njollave është një problem shumë i përhapur dhe në shumicën e rasteve i padëmshëm.

Shumë persona të shëndetshëm, në një moment të jetës së tyre u janë shfaqur këto njolla.

Për disa, pikat e bardha mund të shfaqen si pikla të përhapura në të gjithë sipërfaqen e thoit. Për të tjerë mund të jetë vetëm një njollë e madhe e bardhë.

Por ka dhe shumë shkaqe të tjera që lidhen me njollat e bardha tek thonjtë që kanë të bëjnë me probleme shëndetësore.

Leave a comment