Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Rusisë i kemi dhënë dy rrugë”, Ambasada në Tiranë shpërndan mesazhin e sekretarit Blinken, për tensionet në Ukrainë

Capture

Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë paraditen e kësaj të marte mesazhin e sekretarit Antony Blinken, për tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës. Dy vendet mund të thuhet se janë në pragë të luftës, ndërsa faktori ndërkombëtar i ka bërë thirrje Rusisë të ndalë manovrat ushtarake.

“Ne i kemi dhënë Rusisë dy rrugë. Është rruga e diplomacisë dhe e dialogut…, por është edhe rruga e agresionit të saj të përsëritur dhe pasojave masive që ne e kemi ndërtuar tani për shumë javë,” ka thënë Sekretari Amerkan i Shtetit, Antony Blinken.

“Dhe nuk jemi vetëm ne që e themi këtë. G7-ta, ekonomitë kryesore demokratike në botë, kanë qënë të qarta për këtë. Bashkimi Evropian ka qenë i qartë për këtë. NATO ka qenë e qartë për këtë”, vijoi ai, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga Ambasada në Tiranë.

Leave a comment