Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tensionet Rusi-Ukrainë/ Trupat amerikanë në gatishmëri të lartë

-640-0-ukrrjpg-1643092306

Presidenti i Amerikës, Joe Biden ka deklaruar “unanimitet të plotë” me liderët evropianë lidhur me përqendrimin e trupave rusë në kufirin me Ukrainën.

Ndërkohë Mbretëria e Bashkuar ka paralajmëruar Rusinë për sanksione “të shpejta” dhe “të pashembullta” nëse ndodh një inkursion.

Nga ana e saj Rusia  mohon planet për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht se po  grumbullon rreth 100,000 ushtarë në kufi.

Të bashkuar me SHBA-në dhe MB në thirrje janë edhe  liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë dhe BE-së. Gjithashtu shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, konfirmoi bashkëpunimin me SHBA dhe BE.

NATO deklaroi të hënën se ka vënë në gjendje gatishmërie trupat e saj dhe po dërgon anije dhe avionë luftarakë në Evropën Lindore, ndërkohë që Pentagoni tha se ka vënë deri në 8,500 trupa në gatishmëri për dislokim të mundshëm në Evropë, nëse aleanca e NATO-s aktivizon një forcë të reagimit të shpejtë.

“Kam pasur një takim të mirë, unanimitet total me të gjithë liderët evropianë,” tha Biden gjatë një video telefonate me aleatët evropianë.

Leave a comment