Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tragjedi në Lampedusa/ Në anijen me emigrantë gjenden 7 viktima, nuk duruan të ftohtin

-640-0-63d3432681607b53efbddf4f5dbf03a6

Sërish tragjedi në det, pas një rrugëtimi të shkuar keq të emigrantëve nga Bangladeshi dhe Egjipti drejt Lampeduzës.

Në gomone e nisur me 280 emigrantë u gjetën tre kufoma, nga Guardia di Finanza, në momentin e shpëtimit.

Ndërsa katër migrantë të tjerë vdiqën pak para se të mbërrinin në destinacion nga hipotermia.

“Një tjetër tragjedi, edhe një herë vajtojmë viktimat e pafajshme – thotë kryebashkiaku i Lampedusës Linosa Toto Martello – këtu vazhdojmë të bëjmë pjesën tonë mes njëmijë vështirësish, pavarësisht se qeveria italiane dhe Europa duket se kanë harruar Lampedusën dhe Lampedusanët”.

Leave a comment