Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tritoli në banesën e Armando Dukës, shoqërohen 10 persona/ Zbardhet çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

-640-0-61ef1db1a2aba

Mbrëmjen e djeshme ju vendos një sasi tritoli shtëpisë së kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Duka është ende në vendngjarje edhe mëngjesin e sotëm.

Tritoli ka shkaktuar një dëmtim të vogël te porta. Sakaq, shiriti i policisë është ende aty. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe ka nisur punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjes së plotë të ngjarjes.

Sipas burimeve kamerat kanë fiksuar një person me kapuç dhe maskë që është afruar pranë murit rrethues në këmbë, ka hedhur lëndën plasëse dhe është larguar me vrap. Janë shoqëruar mbi 10 persona mes tyre edhe të dyshuar për ngjarjen.

Leave a comment