Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Çfarë ndodhi? Egzona shpërthen në lot pas spektaklit të ‘Big Brother VIP’(VIDEO)

-800-0-61f122c8f3c54

Gjatë spektaklit të së martës u zbuluan se kujt i përkisnin sekretet që banorët kishin thënë te dhoma e rrëfimit.  Moderatorja nga Kosova, Egzona Rafuna, ka zbuluar: “Në një periudhë shumë të vështirë ekonomike për familjen time, kam pastruar me mamin nëpër shtëpi të njerëzve”.

Tani që këtë sekret nuk e di vetëm ajo dhe familja e saj, por një publik i gjerë, duket se Egzona nuk është ndjerë mirë. Madje gjatë Prime-t, ajo i kërkoi ndjesë mamasë që e kishte treguar.

Por edhe pas përfundimit të spektaklit, moderatorja e njohur ka shpërthyer në lot, duke thënë se do jetë mërzitur mamaja e saj për sekretin pasi nuk e dinte askush. Donaldi dhe Arjola i kanë qëndruar pranë, duke i thënë se nuk ka asgjë të keqe.

Leave a comment