Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“I frymëzuar nga Ronaldo”/ BBC artikull për Armando Brojën

Broja-1-e1643114717551-768x423

Armando Broja po shkëlqen këtë sezon në Premier League. Sulmuesi 20 vjeçar tashmë është një titullar i rregullt te Southampton dhe paraqitjet e tij sa vijnë e rriten. Kjo nuk ka lënë pa u kaluar nga mediat vendase.

Armando Broja po shkëlqen këtë sezon në Premier League. Sulmuesi 20 vjeçar tashmë është një titullar i rregullt te Southampton dhe paraqitjet e tij sa vijnë e rriten. Kjo nuk ka lënë pa u kaluar nga mediat vendase.

Prestigjozja “BBC” i ka dedikuar një artikull shqiptarit ku tregon se nga cili futbollist u inspirua Broja por dhe për gjëra të tjera. Chelsea bleu Lukakun përr 97.5 milionë paundë, i cili pritej të ishte blerja e goditur. Belgu është ende golashënuesi i ekipit, por një tjetër sulmues ka shënuar po aq sa ai.

Në produkt i akademisë së bluve, Armando Broja po shijon huazimin e tij te Southampton. 20 vjeçari ka shënuar 5 gola në 18 ndeshje, lojtari më i ri që ka shënuar kaq shumë në këtë sezon.

Qëkur ishte fëmijë ai shihte videot e legjendës braziliane Ronaldo. Broja po jeton ëndrrën e tij në arenën e madhë si një nga talentet më premtues të sezonit. Lindur në qytetin e Slough në Angli nga prindër shqiptarë, futbolli ka qenë pjesë e jetës së tij për aq kohë sa ai e kujton.

Ai luante rregullisht me kushërinjtë e tij, mamanë dhe dajën në park. Kur ishte pjesë e të rinjve, babai i tij pas punës i bënte stërvitje ekstra. Broja ishte shumë i motivuar qëkur ishte fëmijë dhe në moshën 6 vjeçare kishte ambicien për të luajtur me më të mirët.

“Bëra një provë te Reading, shkoi mirë por unë doja një ekip më të madh” – thoshte Broja në një intervistë ën 2019. Një ndalesë e shkurtër tek akademia e Fulhalm, para se të vinte një moment kyç për të. një zbulues i Tottenham e pikasi  kur ai po luante në turne.

“Zbuluesi erdhi të shihte një lojtar tjetër në ekipin tim, por unë u shpalla lojtari i turneut. Kështu që ai më mori mua dhe shkova te Tottenham dhe firmosa për ta” – thoshte Broja.

Por edhe te Tottenhami dëshira ishte më e madhe. Si një fans i Chelsea ai do të bënte çdo gjë që t’u binte në sy. “Ne luajtëm kundër Chelsea shumë herë dhe ata më pëlqyen si lojtar, ky ishte momenti kur iu bashkova akademisë.”

Related Posts

Leave a comment