Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Konflikti Rusi-Ukrainë/ Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Blinken

Blinken-1-768x540-768x433

Ambasada Amerikane në vendin tonë ka shpërndarë mesazhin e Blinken për konfliktin Ukraine-Rusi. Sekretari i Shtetit shprehet se janë të gatshmë për dialog, nëse Rusia heq dorë nga eskalimi i konfliktit.

Mesazhi i Blinken

“Ne jemi të përfshirë në biseda të detajuara me aleatët dhe partnerët tanë mbi koordinimin e përgjigjes tonë”, ka theksuar në një deklaratë zyrtare Blinken.

Në mesazhin e tij Blinken thekson se “Ne e bëjmë të qartë se ekzistojnë parime thelbësore që ne jemi të përkushtuar t’i mbështesim dhe mbrojmë – duke përfshirë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe të drejtën e shteteve për të zgjedhur marrëveshjet dhe aleancat e tyre të sigurisë”.

Sekretari i Shtetit bën me dije se njësoj si Rusia, që kishte paraqitur shqetësimet dhe propozimet e saj me shkrim, të mërkurën e 26 janarit, ambasadori Sullivan ka dhënë përgjigjen e SHBA me shkrim në Moskë.

Kjo përgjigje ‘përcakton një rrugë serioze diplomatike përpara, nëse Rusia e zgjedh atë’.

“Dokumenti që kemi dorëzuar përfshin shqetësimet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve dhe partnerëve tanë në lidhje me veprimet e Rusisë që minojnë sigurinë, një vlerësim parimor dhe pragmatik të shqetësimeve që Rusia ka ngritur dhe propozimet tona për fushat ku mund të jemi në gjendje të gjejmë bazë të përbashkët.

Përgjigja jonë ndaj Rusisë pasqyron atë që thashë në Kiev, Berlin dhe Gjenevë javën e kaluar. Ne jemi të hapur për dialog, ne preferojmë diplomacinë dhe jemi të përgatitur të ecim përpara aty ku ka mundësi komunikimi dhe bashkëpunimi nëse Rusia de-eskalon agresionin e saj ndaj Ukrainës, ndal retorikën nxitëse dhe i afrohet diskutimeve për të ardhmen e Ukrainës, sigurinë në Evropë në frymën e reciprocitetit.

Përgjigjet tona ishin plotësisht të koordinuara me Ukrainën dhe aleatët dhe partnerët tanë evropianë, me të cilët jemi konsultuar vazhdimisht për javë të tëra. Ne kërkuam kontributin e tyre dhe e inkorporuam atë në versionin përfundimtar të përgjigjes tonë të dorëzuar në Moskë.

Për më tepër, NATO zhvilloi dhe do t’i dorëzojë Moskës dokumentin e saj me ide dhe shqetësime për sigurinë kolektive në Evropë – dhe ai dokument e përforcon plotësisht tonën, dhe anasjelltas. Nuk ka dallime mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve dhe partnerëve tanë për këto çështje”, tha Blinken.

“Ne kemi renditur pasoja të mëdha nëse Rusia zgjedh agresion të mëtejshëm. Ne kemi ecur përpara me më shumë mbështetje për sigurinë dhe ekonominë e Ukrainës. Dhe ne dhe aleatët dhe partnerët tanë jemi të bashkuar.

Tani do të vazhdojmë të ecim përpara dhe të përgatitemi. I mbetet Rusisë të vendosë se si të përgjigjet. Ne jemi gati në çdo mënyrë”.

Related Posts

Leave a comment