Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Lajmi i mirë për shoferët shqiptarë, Gjermania pritet t’u njohë patentat

-640-0-61f128a2e6edb

Gjermania pritet të njohë shumë shpejt patentat e makinave të shtetasve shqiptarë.

Projektligji pritet të dëgjohet në seancën e Këshillit Federal të Gjermanisë në 11 shkurt.

Ishte politikani shqiptaro-gjerman Besnik Kelmendi, i cili përfaqëson Partinë Kristiandemokrate të Gjermanisë (CDU) që dha këtë lajm.

“Ashtu siç ju kam informuar më 6 Janar 2022, mund t’jua them me siguri të plotë se sot zyrtarisht futet në rend ditë për seancën e ardhshme të Bundesratit, më 11 Shkurt 2022 çështja e patentave të shoferëve. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë bashkëkombasit tanë që jetojnë apo që pretendojnë të zhvendosën në Gjermani”, bëri me dije Kelmendi.

Qeveria gjermane ka dorëzuar në Këshillin Federal në dhjetor të vitit të kaluar projektligjin për njohjen e lejeve të qarkullimit të shoferëve nga Shqipëria pa kryer provimin e teorisë dhe praktikës për kategoritë: A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.

Për kategorinë AM do të kërkohet provim praktik.

Qytetarët nga Kosova që jetojnë në Gjermani dhe kanë automjete do të kërkohet konvertimi pa testime për kategoritë: AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.

Leave a comment