Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nensi Xhani, ritakim pas 14 vjetësh në zyrën e Kryeministrit

Capture

Kryeministri Rama ka hedhur sot në faqen personale të instagramit një foto me doktoranten e ardhur nga Rumania, Nensi Xhani.

14 vite më parë kryeministri u takua me ish studenten në Rumani e cila shprehte dëshirën për shërbim në administratën shqiptare sapo të përfundonte mbylljen e cikleve studimore. 14 vite më pas kryeminsitri ritakon të renë nga Përmeti e cila ia ka dalë të ketë një CV të suksesshme në përputhjet me ambiciet e saj si brezi për 2030. E specializuar në fushën e auditit të brendshëm dhe të jashtëm, e reja përmetare përfaqëson atë kategori ekspertësh të rinj të cilët pasi përfundojnë sfudimet jashtë atdheut, mbrten këmbëngulës për të ndjekur karrierën dhe ndërtuar jetën e tyre në vendin e origjinës dhe administratën publike të vendit.

Nensi Xhani e cila ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin e  Marrëdhënieve Ekonomike Ndërkombëtare dhe masterin në fushën e menaxhimit dhe auditimit financiar në Bukuresht në Rumani  ka shprehur me heret deshiren per te kontribuar në përmirësimin e auditimit dhe konsolidimin e institucioneve shqiptare. Aktualisht, ndjek studimet e doktoraturës në Shkollën Doktorale të Shkencave Ekonomike, në Universitetin e Craiova-s, Rumani. Ajo ka qene gjithashtu pjesëmarrëse në trajnime dhe konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe autore e disa artikujve shkencorë kryesisht në fushën e auditit të brendshëm dhe të jashtëm.

Leave a comment