Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Truke bukurie që mund t’i bëni vetë në shtëpi

truke

Çdo vajzë dëshiron të jetë e bukur dhe tërheqëse. Për fat të mirë, ju nuk keni nevojë të mburreni me produktet e shtrenjta të bukurisë për të arritur një pamje natyrale. Ka disa produkte efektive në shtëpi që do t’ju ndihmojnë të merrni rezultatet më të mira.

Më poshtë mund të lexoni 10 këshilla për bukurinë natyrore që do t’ju kursejnë kohë dhe para.

  1. Uji me kripë do t’ju ndihmojë që të zvogëloni ënjtjen në fytyrë dhe do t’i japë fytyrës tuaj një pamje të re.
  2. Bëni buzët të duken më të plota me një vaj bajame dhe një furçë dhëmbësh.
  3. Përdor vaj ulliri për të pasur një lëkurë me shkëlqim dhe të hidratuar.
  4. Mjalti ju ndihmon të zhdukni inflamacionin dhe aknet
  5. Përdorni ilaçin e syve për të zhdukur inflamaconin në fytyrë, duke përdorur një pambuk.
  6. Përdorni një heqës makijazhi natyral, me ujë dhe vaj ulliri në raport 3:1. Mund të përdorni dhe vaj kokosi.
  7. Me sodë buke mund të hiqni qafe qimet që rriten brenda në lëkurë. Përzieni 1 lugë çaji sodë buke, 1 lugë çaji tërshërë dhe 1 lugë gjelle ujë. Përziejini mirë derisa të bëhet një masë homogjene dhe aplikoni përzierjen në lëkurë duke e lënë për 5 minuta. Pastaj shpëlajeni me ujë të nxehtë.
  8. Përdorni sodë buke për të zvogëluar rrathët e zinj në sy.
  9. Maskë me banane për flokë që shkëlqejnë: 1 banane, 1 vezë, 1 lugë gjelle mjaltë dhe 1/2 gotë birrë të zezë. Përzieni përbërësit dhe mbajeni në flokë për orë të tëra. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
  10. Përdorni një përzierje të vajit të kokosit dhe livandos për të rritur qerpikët. Kombinoni 1/2 lugë çaji me vaj kokosi me 2 deri në 4 pika vaj esencial të livandos dhe aplikojeni në fytyrë.

Related Posts

Leave a comment