Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zbulohet skema e korrupsionit të mirëorganizuar në drejtorinë e Blendi Gonxhes

Blendi-Gonxhe-905x395

Dëshmitë,  fotot dhe përgjimet që kanë mbërritur në redaksinë tonë, konfirmojnë një skemë të mirëorganizuar ryshfeti dhe ndarje parash sipas roleve. Në katin e tretë të Drejtorisë Rajonale në Kashar është një zyrë e famshme, ku ndahen paratë e ryshfetit për testet e teorisë…

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është një nga qendrat më të famshme dhe emblematike të korrupsionit në Shqipëri. Pazaret, ryshfeti, klientelizimi dhe korrupsioni karakterizon çdo shërbim të kësaj drejtorie dhe degëve të saj.

Aferat në drejtorinë kryesore dhe drejtoritë rajonale tashmë janë një veprimtari e zakonshme dhe normale. Korrupsioni në drejtorinë rajonale të shërbimeve të transportit rrugor në Kashar, ka mbetur vetëm që të rregullohet me ligj.

Dëshmitë, fotot dhe përgjimet që kanë mbërritur në redaksinë tonë, konfirmojnë një skemë të mirëorganizuar ryshfeti dhe ndarje parash sipas roleve.

Në katin e tretë të drejtorisë rajonale në Kashar është një zyrë e famshme. Në këtë zyrë ndahen paratë e ryshfetit për testet e teorisë.

Në këtë zyrë vepron matrapazi Bashkim Hoxha, komisioner teorie, një fije lidhëse me kupolën e korruptuar të drejtorisë së përgjithshme. Për aferat korruptive, pazaret dhe bëmat seksuale të Baçit të famshëm do flasim në vijim.

Në këtë zyrë, vetëm për testet e teorisë, ndahen mbi 10 mijë USD çdo ditë. Mbi 40 % të kandidatëve për t’u pajisur me leje drejtimi, e marrin testin e teorisë duke paguar 200 mijë lekë secili.

Në zyrën e korrupsionit të katit të tretë, vepron edhe ‘Laku’ i tmerrshëm, një hajdut i regjur, shok i Bashkimit, dhe që prezantohet si dora e Taulant Ballës. Edhe për Lakun do të flasim në vijim. Më pas në lojë futen Siri Ramaj dhe Sokol Duma, dy personazhe kyç dhe të besuar të Blendi Gonxhes në drejtorinë e përgjithshme. Rrethi sigurisht që nuk është kaq i ngushtë. Një skemë paralele korrupsioni zbatohet nga inspektorët e testeve të praktikës, për të cilën do të flasim në vijim.

Blendi Gonxhe ka kaluar në emrin e familjarëve të tij edhe kompaninë private të dhënies së makinave më qira. Aktiviteti i kësaj kompanie duket në konflikt interesi me funksionin publik të Gonxhes si drejtor i shërbimeve të transportit rrugor.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor promovon dhe financon edhe aktivitetet e Retro Albania, një projekt për restaurimin e makinave të hershme. Çuditërisht edhe i biri i Blendi Gonxhes, Dante Gonxhja, ka një biznes për riparimin e makinave të vjetra. A ka lidhje me Dante Gonxhja me Retro Albania që ndan paratë me Blendi Gonxhen?!

A mos janë shokët e të birit tek Retro Albania që financohen me paratë publike?! /Pamfleti-Titulli vjen i ndryshuar nga Arberia News/

SHËNIM: Nuk është e para herë që Drejtoria e drejtuar nga Blendi Gonxhe bëhet objekt denoncimi i aferave korruptive të përmasave të frikëshme dhe strukturave e megjithatë deri më sot nuk duket të jetë hapur ndonjë hetim kryesisht nga organet kompetente për të verifikuar vërtetësinë e akuzave të bëra publike. Përse? Dhe a do të ndodhë ndonjë ditë?

Related Posts

Leave a comment