Me kërkesën amerikane, instanca më e lartë e OKB-së, Këshilli i Sigurimit do të trajtojë krizën në Ukrainë. Qeveria në Uashington i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të trajtojë në një seancë të hënën më 31 janar krizën e Ukrainës.
Kjo bëhet “për shkak të kërcënimit të qartë të paqes ndërkombëtare dhe sigurisë” nga ana e Rusisë, bëri të ditur ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield.