Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Parlamenti shkel Kushtetutën/ Anashkalon kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Mediut e Bllakos

Fatmir-mediu-Alqi-Bllako

SPAK e nisi vitin 2022, me kërkesën e datës 6 janar dërguar Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, për të hequr imunitetin e deputetëve Fatmir Mediu e Alqi Bllako në mënyrë të përshpejtuar, si persona nën akuza penale.

Deputeti Fatmir Mediu është në proces gjykimi, për tragjedinë e Gërdecit, me 26 viktima dhe qindra milionë euro kosto dëmesh ndaj shtetit, bizneseve e familjarëve, por prej 14 vitesh i pa prekur nga drejtësia, për shkak të mburojës prej familjeve mafioze Berisha-Meta.

Ndërsa deputeti Alqi Bllako, është në proces hetimi për aferën 430 milionë Euro me koncesionet e plehrave, bërë me kryeministrin Rama, ministrat Koka, Ahmetaj, Gjiknuri e Balluku, me kryebashkiakët e Erjon Veliaj, Qazim Sejdini e Armando Subashi dhe dy trafikantët Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.
Për shkak të gjykimit e hetimit, këtyre u duhet hequr imuniteti i deputetit, pasi nuk e lejon drejtësinë të veprojë me shoqërim, kontroll banesash, të llogarive bankare, regjistrave kadastralë dhe me sekuestrim e arrestim të tyre.

Sipas pikës 3 të nenit nr. 118, të Rregullores së Kuvendit, kërkesa e SPAK duhej dorëzuar për votim në parlament brenda datës 23 janar, duke e vendosur si çështjen e parë në rendin e ditës të  seancës.

Por nuk u fut fare në seancën e datës 27 janar, sepse nuk  u dorëzua nga  Këshilli i Mandate-Imuniteteve, mbasi Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk e paraqiti kërkesën e SPAK, pa dhënë asnjë sqarim lidhur me shkaqet e bllokimit.

Por as 10 deputetët e PS-PD, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet e Imunitetin, nuk i kërkuan sqarim krye-parlamentares Nikolla,  se përse nuk e zbatoi rregulloren dhe Kushtetutën, për heqjen e imunitetit të deputetëve Mediu e Bllako.

Shkak, thuhet se ka qenë “humbja” e shkresës që ka dërguar SPAK në zyrën e Lindita Nikollës; madje më pas dhe mohimi prej saj, se gjoja SPAK nuk i ka dërguar kërkesë; por kjo duket që është lojë e PS-PD, për të shpëtuar deputetin e Gërdecit dhe deputetin e landfilleve.

Fuqia e presionit të kupolës mafioze politike, ka zmbrapsur dhe shefat SPAK-ut, të cilët nuk po reagojnë për kalimin e afatit 15 ditor, që njeh ligji për kthim përgjigje nga Kuvendi, lidhur me heqjen e imunitetit të Fatmir Mediut e Alqi Bllakos./Pamfleti

 

Related Posts

Leave a comment