Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“SHAKAJA” E BERISHISTËVE ME STANDARTET ANTI-DEMOKRATIKE TË PD-së SË BASHËS

BERISHISTET

Nga Arbër DALMATI –

Në të gjitha artikulimet e grupit të pd-istëve të komanduar nga Sali Berisha, përveç frazës se “Komandanti” i shpallur “non grata” familjarisht prej SHBA-së, është proamerikanisti më i tërbuar dhe gjuhës së përmbytur nga fyerje të llojit pabereqet të tilla si: “Lulzim Brava”,”peng mjeran i Edi Ramës”,”peng-skllav“ etj, togfjalëshi më i lakuar është ai që e akuzon kryetarin legjitim të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe strukturën në funksion drejtues po legjitime, si antidemokratike.

Si një çetë që në gjithsa bën e vepron nuk i përmbahet standarteve demokratike të sanksionuara në statutin e partisë, por vepron arbitrarisht. Si një strukturë ku komandon veç Njëshi, veç Lulzim Basha dhe gjithë të tjerët qendrojnë gatitu, si një ushtri shurdhmemecësh të bindur verbërisht edhe kur Kryetari bën gabim veprimet arithmetike dhe e nxjerrë përfundimin “të saktë”.

Të njejtën ka bërë ndër “foltoret” e zgjimit të demokratëve “komandanti” në pension moshor Sali Berisha dhe me po të njejtën stil i harton deklaratat publike edhe i berishquajturi “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike”.

Gjithë ky stil e kjo frymë e dalë boje ka qenë prezente përgjatë dekadave të shkuara kur Sali Berisha komandonte legjitimisht, herë si President, herë si Kryeministër e Kryetar PD-je, kur gjithsa bënte e vepronte i kishte të gjitha standartet e mundëshme të anti-demokracisë, kurse i mungonte veç standarti demokratik, mospraninë e të cilit ia matrikullon PD-së së Lulzim Bashës. Gjë që edhe ka të vërtetë por një të vërtetë që tingëllon si tallje kur artikulohet sistematikisht nga Sali Berisha e berishistët “ushtar” të bindur të tij. / Arberia News.net

Related Posts

Leave a comment